top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE DO T’U LEJOJË EMIGRANTËVE TË HAPIN LLOGARI NË VALUTË TË HUAJ PËR TË KAPËRCYER KRIZËN EKONOMIKE QË KA PLLAKOSUR VENDIN SI PASOJË E QEVERISJES MARKSISTE-LENINISTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Qeveria kubaneze ka njoftuar masa të reja për të zgjeruar pjesëmarrjen e kubanezëve që jetojnë jashtë vendit në ekonominë kombëtare, duke përfshirë mundësinë e hapjes së llogarive në valutë të huaj në bankat vendore.


Propozimi (i parë si konfirmim i mëtejshëm i negociatave në vazhdim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës) u prezantua gjatë një fjalimi në programin televiziv “Mesa Redonda” nga z. Oskar (Oscar) Perez-Oliva Fraga, Zv/Kryeministër dhe Ministër i Tregtisë dhe Investimeve të Jashtme.


Iniciativa është pjesë e një pakete më të gjerë masash që synojnë integrimin e migrantëve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.


Dje, për shembull, u njoftua se kubanezët që jetojnë jashtë vendit mund të marrin pjesë si aksionarë ose pronarë të kompanive private në ishull.


Këto lëvizje vijnë në mes të një krize të thellë ekonomike, të karakterizuar nga mungesa e likuiditetit, kufizime në tërheqjet bankare dhe një mungesë e vazhdueshme fondesh në sistemin financiar kuban.


Në vitet e fundit, shumë qytetarë kanë hasur vështirësi në aksesimin e depozitave të tyre, si në peso kubaneze ashtu edhe në valutë të huaj, gjë që ka çuar në mosbesim ndaj sistemit bankar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page