PRESIDENTI I REPUBLIKËS FEDERALE TË BRAZILIT LUIZ INACIO LULA DA SILVA: ATA DUAN TË NA KOLONIZOJNË PËRSËRI; DUAN TË NA MARRIN MINERALET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, duke folur në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) në Bogotë, paralajmëroi kundër rrezikut të ndërhyrjes së huaj.
“Ata duan të na kolonizojnë përsëri”, tha Presidenti Lula - duke kritikuar veprimet e fundit ushtarake të ShBA-ës, përfshirë rrëmbimin e ish-Presidentit të Venezuelës Nikolas (Nicolás) Maduro dhe ofensivat në Lindjen e Mesme.
Pa përmendur në mënyrë të qartë Uashingtonin, Presidenti Lula mbrojti sovranitetin rajonal kur tha se:
1- “Ne nuk mund të lejojmë askënd të ndërhyjë në punët dhe integritetin territorial të vendeve tona”.
Më pas ai denoncoi përpjekjet e huaja për të zotëruar mineralet strategjike të Amerikës Latine, të cilat, janë thelbësore për teknologjitë e reja.
Ai shprehu gjithashtu zhgënjim me Kombet e Bashkuara.
Duke shprehur zemërimin e tij për pasivitetin e Këshillit të Sigurimit përballë konflikteve botërore, ai përplasi grushtet në tavolinë për të dënuar gënjeshtrat e përdorura sistematikisht për të justifikuar shkatërrimin dhe luftërat.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments