KISHA KATOLIKE MBAJTI MESHË NË KUFIRIN MES EKUADORIT DHE KOLUMBISË DUKE KËRKUAR ULJE TË TENSIONEVE DIPLOMATIKE MES DY SHTETEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Kuito, Ekuador | Tregtarët dhe transportuesit në kufirin Ekuador-Kolumbi morën pjesë në një meshë për të bërë thirrje për dialog midis presidentëve Daniel Noboa dhe Gustavo Petro përballë krizës serioze të shkaktuar nga lufta tregtare.
Konflikti, i cili, filloi në janar me tarifat e vendosura nga Kuito-ja dhe vazhdoi me tarifa deri në 50%, ka çuar në mbylljen e kufijve për produkte të ndryshme dhe hakmarrje në sektorin e energjisë.
“Ne u kërkojmë qeverive tona të dialogojnë, të angazhohen në dialog, t'u drejtohen njerëzve dhe të nxjerrin ligje nga populli, jo nga lart”, tha Peshkopi ekuadorian Karlos Jepez (Carlos Yépez).
Mosmarrëveshjet mbi tarifat tani janë përkeqësuar nga tensionet ushtarake, pas zbulimit në Kolumbi të një municioni të pashpërthyer të hedhur gjatë operacioneve ekuadoriane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments