KOLUMBI | NJË AEROPLAN USHTARAK ME RRETH 100 USHTARË U RRËZUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Një aeroplan transporti “Hercules” i Forcave Ajrore Kolumbiane u rrëzua sot menjëherë pas ngritjes në një zonë rurale të departamentit të Putumaio, pranë qytetit të Puerto Leguizamo.
Kështu pohoi Ministri i Mbrojtjes Pedro Sançez (Sanchez) në rrjetet sociale virtuale.
“Me hidhërim të thellë, njoftoj se një avion ‘Hercules’ i Forcave Ajrore Kolumbiane u përfshi në një aksident tragjik gjatë ngritjes nga Puerto Leguizamo (Putumaio), ndërsa transportonte trupa të Forcave të Armatosura”, tha ai.
Sipas raportimeve fillestare të medias, avioni mbante mbi 100 ushtarë në kohën e aksidentit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments