KILI | MINISTRI I JASHTËM FRANSISKO PEREZ MAKENA (FRANCISCO PÉREZ MACKENNA): QEVERIA NUK E KA PEZULLUAR ENDE PROJEKTIN E KABLLOVE NËNDETËSE ME REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Santiago, Kili | Qeveria kiliane ende nuk e ka pezulluar projektin e diskutueshëm të kabllit nënujor “Chile-China Express”, i cili, është promovuar me Kinën, pavarësisht dyshimeve në rritje rreth sigurisë strategjike të infrastrukturës.
Kjo u pohua në Dhomën e Deputetëve nga Ministri i Jashtëm Fransisko Perez Makena (Francisco Pérez Mackenna), i cili, deklaroi se iniciativa mbetet nën vlerësim edhe pas anulimit të brendshëm të dekretit të koncesionit në muajin janar.
Megjithatë, ai tha se qeveria e krahut të djathtë është më e favorshme për projektin alternativ “Humboldt Cable”, i zhvilluar në bashkëpunim me Google, Desarrollo País dhe Polinezinë Franceze.
Kablloja do të lidhë Valparaison me Sidnein nëpërmjet Tahitit dhe pritet të hyjë në shërbim në vitin 2027.
“Për Santiagon, ky është opsioni që mbron më së miri sovranitetin teknologjik të vendit”, tha ai.
Ministri i Jashtëm Perez Makena (Pérez Mackenna), bëri thirrje gjithashtu për një ekuilibër midis Uashingtonit dhe Pekinit, duke përjashtuar idenë që Kili duhet të zgjedhë midis dy fuqive dhe duke përsëritur qëllimin për të mbetur një partner i besueshëm për të gjithë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments