top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | NGA RRËZIMI I AVIONIT USHTARAK “HERCULES” U VRANË 8 VETA DHE U PLAGOSËN MBI 80 TË TJERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 minutes ago
  • 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Të paktën tetë veta kanë vdekur dhe më shumë se 80 të tjerë janë plagosur në një aksident ajror në Kolumbinë jugore, ku një avion ushtarak “Hercules” u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Puerto Leguizamo, në departamentin e Putumaio-s.


Shifra e përditësuar u botua nga guvernatori vendor Xhon (John) Gabriel Molina, i cili, gjithashtu raportoi 14 veta në gjendje kritike, disa prej të cilëve, tashmë janë transferuar në spitale.


Në bordin e avionit “C-130 të Forcave” Ajrore Kolumbiane ishin 125 veta, përfshirë 112 personel ushtarak, dy oficerë policie dhe anëtarë të ekuipazhit.


Operacionet e shpëtimit vazhduan gjatë gjithë mëngjesit, ndërsa gjendja e disa pasagjerëve mbetet e paqartë.


Presidenti Gustavo Petro, pohoi aktivizimin e rrjetit kombëtar shëndetësor dhe bëri thirrje për kujdes, duke theksuar se shkaku i aksidentit mbetet i panjohur në këtë kohë dhe po hetohet nga autoritetet kompetente kolumbiane”.


Kështu raportoi enti mediatik vendor “El Tiempo”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page