VRASJA E 3 USHTARËVE AMERIKANË NË JORDANI | KRYEMINISTRI RAMA I DËRGOI TELEGRAM NGUSHËLLIMI PRESIDENTIT AMERIKAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 1, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kryeministri Edi Rama i dërgoi telegram ngushëllimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhëu Baidn (Joe Biden), me qëllim që t’i shprehte ngushëllime për vrasjen e 3 anëtarëve të shërbimit ushtarak amerikan në Jordaninë Verilindore.
Në telegramin e kryeministrit Rama thuhej: “Në emër të popullit shqiptar, pranoni ngushëllimet tona për serxhent William Rivers, specialistin Kennedy Sanders, dhe specialisten Breonna Moffett, 3 shpirtëra trima që kryen sakrificën sublime duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.”
“Në këto kohëra të vështira, duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar. Si aleate, Shqipëria qëndron me Shtetet e Bashkuara me solidaritet dhe vendosmëri”, mbyllej telegrami i kryeministrit Rama.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments