VIETNAM | 9 TË VDEKUR DHE MIJËRA TË EVAKUUAR PËR SHKAK TË MOTIT TË KEQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Ho Shi Min, Vietnam | Shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë në Vietnam.
Të paktën nëntë subjekte kanë vdekur (gjashtë prej tyre në një rrëshqitje dheu që rrëmbeu një autobus të dielën) dhe gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur.
Ujërat e përmbytjeve kanë ndërprerë shërbimin në linjën hekurudhore veri-jug, me shumë trena pasagjerësh të pezulluar pasi shinat u përmbytën ose u gërryen.
Janë raportuar gjithashtu dëme në bujqësi dhe infrastrukturë, duke përfshirë argjinatura, diga dhe rezervuarë.
Në malësitë e provincës Gia Lai, autoritetet vendore po organizojnë operacione shpëtimi në shkallë të gjerë për të evakuuar më shumë se 42 mijë njerëz të izoluar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments