VIETNAM | NUMRI I TË VDEKURVE NGA PËRMBYTJET SHKOI NË 35.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read

Hanoi, Vietnam | “Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet rekord në Vietnamin qendror kanë vrarë 35 veta këtë javë”.
Kështu thanë të dielën zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive, ndërsa pesë subjekte mbeten të zhdukur.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur provincat bregdetare të Vietnamit që nga fundjava e kaluar, me nivele rekord uji deri në 1.7 metra që kanë rënë në 24 orë midis të dielës dhe të hënës.
Në qytetin e lashtë të Hoi An-it, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, banorët lundrojnë nëpër rrugët e qytetit.
Lumi ka arritur nivelin më të lartë në 60 vjet.
Më shumë se 16500 shtëpi u përmbytën; 40000 kafshë ngordhën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments