“VETË I ÇUAT ATJE DHE VETË I VRATË” DENONCOI NJË QYTETAR | U SHOQËRUA NË KOMISARIAT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 21, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe familjarët e katër të vrarëve të protestës së dhunshme të 21 janarit, ishin duke përkujtuar viktimat (akt ceremonial i cili kryhet çdo vit në bulevard), duke vendosur lule në rrugë, një qytetar ka denoncuar një fakt tronditës.
“Vetë i çuat atje, vetë i vrarë”, denoncoi ai verbalisht.
Autoritetet shtetërore e ndaluan dhe kryen ndaj tij veprime të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
“Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni, s’bëra gjë. Më lini të qetë, më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë. Ju lutem shumë, më keni lënë pa punë, më keni shkatërruar. Më keni lënë pa punë. Më kthe telefonin, se është pronë e imja. Thjesht! Kaq. Më keni lënë pa punë”, ishin disa nga dekalarimet e qytetarit, në shenjë revolte ndaj punonjësve të aparatit shtetëror.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments