VENECIA | U ARRESTUA OFICERI I POLICISË RIKARDO SALVANJO (RICCARDO SALVAGNO); DORAS NË VRASJEN E QYTETARIT MOLDAV SERGIO TARNA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 20 hours ago
- 1 min read

Venecia, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan:
1- Z. Rikardo Salvanjo (Riccardo Salvagno), me moshë 40 vjeç, me detyrë oficer policie.
Ai konsiderohet doras në lidhje me vrasjen e:
1- Z. Sergio Tarna (qytetar moldav), me profesion kamerier.
“Sigurisht, duke pasur parasysh mënyrën, ishte një ekzekutim. E shtëna u qëllua nga afër dhe i shkreti 25-vjeçar nuk pati asnjë shans, ai vdiq menjëherë”.
Kështu tha Zv/Prokurori i Venedikut (Venecias), Stefano Ançiloto (Ancillotto), në lidhje me vrasjen e z. Sergiu Tarna, kamerierit me origjinë moldave, i gjetur i vdekur më 31 dhjetor në një fermë në Malkontenta (Malcontenta) di Mira, në zonën e Venecias.
Hetuesit dhe prokurorët janë të sigurt se të paktën një person tjetër mori pjesë në ekzekutim, i cili, u kap gjithashtu në video.
Hetimet penale paraprake po vazhdojnë për të përcaktuar identitetin e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments