SION | U ARRESTUA ZHAK MORETI (JACQUES MORETTI) - PRONARI I KLUBIT TË NATËS “CONSTELLATION” KU MBETËN DHJETËRA TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 14 hours ago
- 2 min read

Sion, Konfederata e Zvicrës | Prokurorja e Sionit, Beatris Pilud (Beatrice Pilloud), ka urdhëruar një masë sigurimi paraprake kufizuese kundër Zhak Moretit (Jacques Moretti) – pronari i lokalit “Constellation”, vendit ku ndodhi masakra e Vitit të Ri në Krans (Crans) Montanë.
Në fund të marrjes në pyetje, ai doli nga gjykata me një makinë policie kantonale.
Bashkëshortja e tij, Xhesika (Jessica) Moretti, doli nga zyra e prokurorit e shoqëruar nga avokatët e saj.
Familja Moretti u mor në pyetje për gjashtë orë e gjysmë në zyrën e prokurorit të Sionit.
Ata qëndruan në gjykatë nga ora 8:00 e mëngjesit deri pas orës 14:00, përfshirë edhe gjatë minutës së heshtjeje të mbajtur në të gjithë Zvicrën në fillim të ceremonisë përkujtimore për viktimat në Martinji (Martigny), e shoqëruar me tingullin e kambanave të kishave.
Të shoqëruar nga avokatët Yaël Hayat, Nicola Meier dhe Patrick Michod, dy sipërmarrësit u morën në pyetje individualisht nga prokurorja Pilud (Pilloud).
Çifti francez, i cili, ishte dëgjuar tashmë si dëshmitar, tani po hetohet për vrasje, sulm dhe zjarrvënie të qëllimshme.
Avokatët që përfaqësonin disa nga viktimat, Sebastien Fanti dhe Romain Jordan, gjithashtu mundën të merrnin pjesë në marrjen në pyetje.
Jordan ishte i pari që doli nga gjykata pa komentuar rezultatin e marrjes në pyetje. Më pas, të dyshuarit qëndruan në zyrën e prokurorit.
Prokuroria e Bolonjës, e deleguar nga Prokuroria e Romës për të kryer autopsinë, ka urdhëruar zhvarrimin e trupit të z. Xhovani (Giovanni) Tamburi, një nga viktimat shumë të reja të zjarrit, funerali i të cilit u mbajt të mërkurën.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments