PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: PËRDORIMI NGA RUSIA KUNDËR UKRAINËS I RAKETËS HIPERSONIKE ORESHNIK ËSHTË PARALAJMËRIM PËR EVROPËN DHE SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 14 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Putini nuk dëshiron paqe, përgjigjja e Rusisë ndaj diplomacisë është më shumë raketa dhe shkatërrim.
Ky model vdekjeprurës i sulmeve të përsëritura ruse në shkallë të gjerë do të përsëritet derisa ta ndihmojmë Ukrainën ta thyejë atë.
Përdorimi i raportuar i raketës Oreshnik nga Rusia është një përshkallëzim i qartë kundër Ukrainës dhe synon të shërbejë si paralajmërim për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara”.
Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, në mediat sociale virtuale.
“Vendet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin më shumë rezervat e tyre të mbrojtjes ajrore dhe të ofrojnë menjëherë ndihmën e nevojshme, si dhe të vendosin sanksione më të ashpra”, tha Përfaqësuesja Kallas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments