REPUBLIKA POPULLORE E KINËS IU PËRGJIGJ PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DUKE THËNË SE TAJVANI ËSHTË ÇËSHTJE E BRENDSHME E JONA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 16 hours ago
- 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës dhe është thjesht çështje e brendshme e Kinës, zgjidhja e së cilës, varet nga populli kinez, duke mos toleruar asnjë ndërhyrje të jashtme”.
Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, mbi vlerësimet e fundit të Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) mbi mundësinë që Pekini të ndryshojë status quo-në.
Në një intervistë me entin mediatik “New York Times”, Presidenti Tramp (Trump) tha se i takon Presidentit Shi Xhinping (Xi Jinping) të vendosë.
“Ai e sheh atë si pjesë të Kinës dhe i takon atij të vendosë se çfarë do të bëjë. Por unë i thashë se do të isha shumë i pakënaqur nëse do ta bënte këtë dhe nuk mendoj se do ta bëjë. Shpresoj që të mos e bëjë”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments