RUSIA GODITI DY ANIJE MALLRASH NË DETIN E ZI | NJË ANËTAR I EKUIPAZHIT U VRA (QYTETAR SIRIAN).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 12 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Ukraina njoftoi se Rusia goditi dy anije mallrash në brigjet e saj jugor në Detin e Zi, duke vrarë një anëtar sirian të ekuipazhit në bordin e njërës prej anijeve.
“Njëra ishte në rrugë për të ngarkuar grurë në portin jugor të Çornomorsk-ut, ndërsa tjetra u godit pranë portit të Odesës ndërsa mbante sojë”.
Kështu tha Ministri i Restaurimit Oleksei (Oleksiy) Kuleba në platformën sociale “Telegram”.
“Fatkeqësisht, sulmi rezultoi në vdekjen e një anëtari të ekuipazhit, një shtetas sirian”, shtoi Ministri Kuleba.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments