KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI: BASHKIMI EVROPIAN DUHET TË FLASË ME RUSINË; NJË I DËRGUAR I POSAÇËM ËSHTË I MIRËPRITUR; ËSHTË E PARAKOHSHME TË FLASIM PËR ANËTARËSIMIN E RUSISË NË G7-të.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 15 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | “Në këtë rast mendoj se Makroni ka të drejtë; besoj se është koha që Bashkimi Evropian të flasë edhe me Rusinë, por, nëse Evropa vendos të flasë vetëm me njërën nga dy palët në terren, kam frikë se kontributi që mund të japë do të jetë i kufizuar.
Problemi është se kush duhet ta bëjë.
Nëse do të bënim gabimin e rihapjes së bisedimeve me Rusinë dhe do të vazhdonim në një mënyrë të çrregullt, do t'i bënim një nder Putinit.
Gjëja e fundit që dua të bëj në jetë është një nder për Putinin”.
Kështu tha Kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni në konferencën e saj tradicionale për shtyp në fund të vitit.
“Unë mbështes emërimin e një të dërguari të posaçëm (special) të Bashkimit Evropian për Ukrainën.
Hyrja e Rusisë në G7-të më duket e parakohshme, por, këto janë çështje që do të adresohen kur të ketë paqe”, tha Kryeministrja Meloni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments