top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të MBAJTI FJALIM PARA AMBASADORËVE NË SELINË E SHENJTË KU THA SE LUFTA ËSHTË RIKTHYER NË MODË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Vatikan | Në kohën tonë, dobësia e multilateralizmit është veçanërisht shqetësuese në nivelin ndërkombëtar.


Një diplomaci që promovon dialogun dhe kërkon konsensus midis të gjithëve po zëvendësohet nga një diplomaci force, e individëve ose grupeve të aleatëve.


Lufta është rikthyer në modë dhe po përhapet një zell ... .


Parimi i vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, i cili, u ndalonte vendeve të përdornin forcën për të shkelur kufijtë e të tjerëve, është thyer.


Paqja nuk kërkohet më si një dhuratë dhe një e mirë e dëshirueshme në vetvete, por ajo kërkohet me armë, si një kusht për pohimin e sundimit të vet.


Kjo kompromenton seriozisht sundimin e ligjit, i cili, është baza e çdo bashkëjetese paqësore civile”.


Kështu tha Papa Leo XIV-të në fjalimin e tij drejtuar ambasadorëve të akredituar në Selinë e Shenjtë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page