top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENECIA | NJË 25-VJEÇAR NGA EVROPA LINDORE U GJET I VRARË ME ARMË ZJARRI NË TËMTH DHE I HEDHUR NË NJË ARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 1
  • 3 min read

Updated: 1 day ago

Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale

Venecia, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:

1- Autopsia e të riut të gjetur me një plagë në tëmthin e majtë në një fushë në Malkontenta (Malcontenta) di Mira është planifikuar për nesër.


Mjeku ligjor nuk e ka përcaktuar ende shkakun e plagës, megjithëse hetuesit janë të prirur të besojnë se ishte një armë zjarri dhe për këtë arsye po procedojnë penalisht si vrasje.


Në vendngjarje nuk u gjetën armë.


Viktima besohet të jetë një i ri rreth 25 vjeç, nga Evropa Lindore.


Trupi i tij u zbulua nga një person që kishte shkuar në zonë për të bërë fotografi të natyrës.


Trupi i djalit u gjet në tokë, i shtrirë në anën e djathtë, jo shumë larg një hendeku.


Nuk u gjetën lëndime të tjera në trup përveç asaj të dukshme në tëmth.


Karabinierët e Venecias dhe Mestres, të udhëhequr nga komandanti i njësisë operative, Xhizepe Batalia (Giuseppe Battaglia), nuk gjetën gjurmë të dukshme të gomave të automjeteve, duke sugjeruar se i riu u transportua pasi kishte vdekur tashmë ose se u vra në vend.


Oficerët gjetën objekte në rrobat e viktimës që mund të çojnë në identifikimin e tij, por po presin konfirmime të mëtejshme për t'u siguruar.


Ndërkohë, ata po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po intervistojnë banorët në zonë, edhe pse ka shumë pak shtëpi aty pranë, duke shpresuar për ndonjë dëshmi që mund të jetë e dobishme për hetimin.


Zona ku u zbulua trupi është disa kilometra larg zonës industriale të Porto Margerës (Marghera) dhe terminalit Fusina, në një pronë të madhe bujqësore të pakultivuar, larg çdo ndërtese.


Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse janë paraqitur raportime për person të zhdukur ditët e fundit.


Sipas raportimeve, vdekja ka ndodhur jo shumë kohë më parë, bazuar në gjendjen në të cilën u gjet trupi.


Informacioni mbi hetimin është përgjithësisht i pakët, pjesërisht për shkak të sekretit të Zëvendës Prokurorit Kristian del Turko (Christian Del Turco).


Dyshimi duket më i dukshëm se i riu mund të ketë qenë viktimë e një larjeje hesapesh.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Sigurisht, duke pasur parasysh mënyrën, ishte një ekzekutim. E shtëna u qëllua nga afër dhe i shkreti 25-vjeçar nuk pati asnjë shans, ai vdiq menjëherë”.


Kështu tha zëvendësprokurori i Venedikut, Stefano Ançiloto (Ancillotto), në lidhje me vrasjen e z. Sergiu Tarna, kamerierit me origjinë moldave, i gjetur i vdekur më 31 dhjetor në një fermë në Malkontenta (Malcontenta) di Mira, në zonën e Venecias.


Një oficer policie vendas 40-vjeçar u arrestua për krimin dhe veprimet e tij u kapën nga kamerat e mbikëqyrjes.


Hetuesit dhe prokurorët janë të sigurt se të paktën një person tjetër mori pjesë në ekzekutim, i cili, u kap gjithashtu në video.


Hetimet penale paraprake po vazhdojnë për të përcaktuar identitetin e tij.

Z. Rikardo Salvanjo (Riccardo Salvagno) - sipër majtas - i arrestuar për vrasjen e z. Sergiu Tarna - qytetar moldav (sipër, djathtas)
Z. Rikardo Salvanjo (Riccardo Salvagno) - sipër majtas - i arrestuar për vrasjen e z. Sergiu Tarna - qytetar moldav (sipër, djathtas)

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page