top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER): DUHET FORCUAR PRANIA E NATO-s NË ARKTIK KUNDËR RUSISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 hours ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | NATO duhet të forcojë praninë e saj në rajonin e Arktikut për të penguar kundërshtarët si Rusia”.


Kështu tha kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) gjatë një bisede telefonike me Presidentin Emanuel Makron dhe Kancelarin Fridrish Merc (Friedrich Merz), gjatë së cilës, ata diskutuan sigurinë në rajon (Groenlanda nuk u përmend në mënyrë të qartë), sipas Dauning Stritit (Downing Street).


Sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, përfshirë përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi Oreshnik në Ukrainën perëndimore këtë mëngjes, përbëjnë një përshkallëzim të papranueshëm”, thanë kryeministri Starmër (Starmer), Presidenti Makron dhe Kancelari Merc (Merz).


Udhëheqësit filluan duke reflektuar mbi unitetin e fortë në mbështetje të Ukrainës që u shfaq në takimin e së martës dhe progresin e mirë të bërë në hapat e mëtejshëm”, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga Dauning Striti (Downing Street).


Ata mirëpritën bashkëpunimin e ngushtë të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.


Nga ana e tij, Kryeministri Starmër (Starmer) deklaroi se është e qartë se Rusia po përdor akuza të sajuara për të justifikuar sulmin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page