VENDIM I MARRË NË FSHEHTËSI: NGA 5 SHKURTI TARIFAT E PATENTËS DO TË KUSHTOJNË MË SHUMË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 30, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Rritja e tarifave të marrjes së lejës së drejtimit (patentës) bëhet fakt i kryer së shpejti.
Vendimi për rritjen e tarifave është marrë para disa javësh, por u mbajt i fshehtë.
Mediat e zbuluan këtë fakt, dhe bënë që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor të reagonte duke e pranuar denoncimin e mediave.
“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, prej disa vitesh tashmë, ka ndërmarrë një sërë nismash për lehtësimin e shumë praktikave dhe burokracive që lidhen me shërbimet që ajo ofron. Nga ana e DPSHTRR-së është bërë rishikimi dhe indeksimi i të gjithë tarifave dhe shërbimeve. Nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eleminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7569450 kilometra vajtje/ardhje, 529862 litra karburant, 12616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4170 lekë për qytetar në vit”, shprehet Drejtoria e Transportit.
NDRYSHIMI I TARIFAVE.
1- Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3500 lekë bëhet 4500 lekë.
2- Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5 vite, nga 3500 lekë, tashmë bëhet 2000 lekë, me afat vlefshmërie 15 vite.
3- Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit nga 500 lekë që ishte, kalon në 1000 lekë, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare.
Drejtoria e Transporti justifikohet se nga ndryshimi i këtyre tarifave përfitojnë 189179 qytetarë, duke ju kursyer mesatarisht 788792150 lekë/vit.
Vendimi hyn në fuqi nga 5 shkurti 2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments