UKRAINË: RAKETA DHE DRONË RUSË MBI KIEV; 2 TË VDEKUR + 7 TË PLAGOSUR NË LAGJET DNIPRO; SHEVÇENKIVSKI; SVIATOSHINSKI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 17 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Dy veta u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me raketa dhe dronë të nisur nga forcat ruse në Kiev gjatë natës”, thanë autoritetet vendore të cituara nga mediat ukrainase.
Mbeturinat e dronëve rusë goditën disa ndërtesa banimi në lagjet Dnipro, Shevçenkivski (Shevchenkivskyi) dhe Sviatoshinskyi të kryeqytetit.
“Trupat e dy personave u gjetën në lagjen Shevçenkivski pasi një dron goditi një ndërtesë pesëkatëshe”, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments