DOKUMENTE QË ZBULOJNË DETAJE TË VDEKJES SË DIKTATORIT NAZIST U BOTUAN NGA SHËRBIMI FEDERAL I SIGURISË I FEDERATËS RUSE (FSB) 80 VJET PAS RËNIES SË BERLINIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 14 hours ago
- 3 min read

Moskë, Federata Ruse | Dokumentet e deklasifikuara nga Bashkimi Sovjetik pretendojnë se diktatori nazist Adolf Hitleri u qëllua nga një oficer i SS pasi udhëheqësi nazist urdhëroi ekzekutimin e tij.
Dokumente tronditëse që zbulojnë detaje të vdekjes së Udhëheqësit (Fyhrerit) janë publikuar nga FSB-ja ruse 80 vjet pas rënies së Berlinit.

Shumica e ekspertëve besojnë se Hitleri kreu vetëvrasje duke qëlluar veten në kokë pasi kishte gëlltitur cianur.
Megjithatë, deklaratat dhe dëshmitë e publikuara nga arkivat e shërbimeve sekrete ruse përmendin një version të habitshëm, sipas të cilit Hitleri u vra në bunkerin e tij nga shërbëtori i tij.
Dokumentet duket se konfirmojnë se gjenerali major i policisë Hans Ratzenhuber dëshmoi se oficeri i lartë Heinz Linge e qëlloi udhëheqësin gjerman në kokë.
Thuhet se oficeri Linge ishte i pari që hyri në dhomë pas vetëvrasjes së Hitlerit dhe ndihmoi në transportimin dhe djegien e trupit së bashku me Günse-n dhe të tjerë.
Si kreu i sigurisë personale të Udhëheqësit (Fyhrerit), ai u tha zyrtarëve sovjetikë: “Duke dyshuar në efektivitetin e helmit për shkak të injeksioneve të shumta që i ishin bërë çdo ditë për një kohë të gjatë, Hitleri urdhëroi oficerin Linge ta qëllonte pasi kishte marrë helmin. Linge qëlloi Hitlerin”.

Dëshmia e tj bëri xhiron e botës gjatë Luftës së Ftohtë, por u konsiderua si dezinformim sovjetik.
Për më tepër, kjo bie ndesh plotësisht me dëshminë e vetë oficerit Linge para sovjetikëve, i cili, flet qartë për vetëvrasjen e Hitlerit.
Oficeri Linge zbuloi se Hitleri, i mbytur, kreu vetëvrasje pjesërisht sepse kishte frikë se mos kapej ndërsa përpiqej të arratisej nga Berlini.
Pas luftës, ai ra në duart e sovjetikëve dhe dëshmia e tij ishte thelbësore për Stalinin që të kuptonte ditët e fundit të Hitlerit, ndërsa regjimi nazist po shembej.
Ndërkohë, dokumentet e deklasifikuara përfshijnë edhe foto të dhëmbëve të kalbur të Hitlerit, që vërtetojnë vetëvrasjen e tij me cianur, si dhe foton e fundit të njohur të tij.
Një arkivist rus u shfaq në një video duke shqyrtuar rrëfimin e oficerit Linge, i cili, madje përshkruan rrobat që kishin veshur Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun kur kryen vetëvrasje.
Ai tha: “Dëshmi për arsyet pse Hitleri vendosi të kryente vetëvrasje - ai besonte se ishte krejtësisht e pakuptimtë të vazhdonte luftën”.
Ai kishte frikë se do të kapej ndërsa përpiqej të arratisej nga Berlini. Kishte edhe gjendjen e tij të rëndë fizike, e cila, ishte e pamohueshme, si dhe megalomanitë e tij, të cilat, nuk e lejonin të përulej para fituesit ose të hynte në negociata me të.
Videot makabre tregonin gjithashtu dhëmbët e Hitlerit, të cilët, u përdorën për ta identifikuar atë.

U raportuan gjithashtu detaje të reja interesante, të tilla si mënyra se si sovjetikët ushtruan presion mbi z. Otto Gunse, asistentin personal të Hitlerit, që të fliste për vdekjen e Hitlerit.
Pas luftës, z. Gunse u dërgua me aeroplan në Moskë së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë të Hitlerit.
Dokumentet tregojnë se një i burgosur lufte dhe kriminel lufte gjerman, kolonel Remlinger, u fut në një qeli me të dhe iu dha urdhër nga autoritetet sovjetike ta bindnin atë të bashkëpunonte.
Ishte një mënyrë dinake për të përdorur vetëvrasjen e Hitlerit për ta kthyer besnikërinë fanatike të nazistëve në bashkëpunim, duke riinterpretuar betimin e tij.
Koloneli Remlinger shkroi një raport ku thoshte se ne e bindëm atë se ngjarjet në Gjermani - veçanërisht vetëvrasja e Hitlerit - e liruan nga betimi i tij ndaj Fyhrerit.

“Tani, me rënien e plotë të Gjermanisë dhe sistemit nazist, nuk kishte më asnjë arsye për t'u fshehur rusëve ngjarjet që u zhvilluan në selinë e Fyhrerit - ato tani kishin vetëm interes historik.
Ishte më e lehtë ta bindje kur u zbulua se disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Hitlerit (Goering, Himmler) e kishin braktisur dhe iu drejtuan fuqive perëndimore.
Më shumë dokumente zbulojnë ekzaminimin e dhëmbëve të Hitlerit për të identifikuar trupin e tij”.
Sipas raportit të FSB-së: “Më 5 maj 1945, në kopshtin e Kancelarisë së Rajhut, oficerët e SMERSH nga Korpusi i 79-të i Pushkëve të Ushtrisë së 3-të Shokuese, Fronti i Parë Bjellorus, zbuluan trupat e djegur rëndë të një burri dhe një gruaje në një krater bombe.
Trupat ndodheshin rreth 3 metra larg hyrjes së strehës dhe ishin të mbuluar me dhe.
Deri më 8 maj 1945, raporti mjeko-ligjor mbi trupin e burrit, i cili supozohej të ishte Hitleri, ishte përfunduar”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments