VATIKAN “EXTRA OMNES” (TË GJITHË JASHTË) | FILLOI KONKLAVA PËR ZGJEDHJEN E PAPËS SË RI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 7
- 1 min read

Vatikan | Me “Extra Omnes”-in e shpallur nga mjeshtri i kremtimeve liturgjike papnore, Imzot Diego Ravelli, filloi konklava për të zgjedhur Papën e 267-të.
Të gjithë të pranishmit largohen tani nga Kapela Sistine, brenda së cilës mbeten vetëm zgjedhësit kardinalë, vetë maestro dhe kleriku i ngarkuar me mbajtjen e meditimit të fundit para votimit, kardinali Raniero Kantalamesa (Cantalamessa).
Pasi të gjithë largohen, maestroja mbyll derën e Kapelës Sistine.
Në fund të meditimit, maestro dhe kardinali Kantalamesa largohen gjithashtu nga Kapela Sistine dhe fillojnë operacionet e votimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments