top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PODUJEVË: U ARRESTUA BAJRAM KIÇMARI | AKUZOHET PËR TRE VEPRA PENALE (NË LIDHJE ME DJEGJEN E MAKINËS SË DREJTORIT TË QKUK-së OSMAN HAJDARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Podujevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Bajram Kiçmari.

 

Arrestimi i tij lidhet me një ngjarje kriminale të ndodhur më 30 prill të vitit 2025 në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ku një automjet i tipit “Mercedes Benz”, B Class mori zjarr në rrethana të diskutueshme.

 

Automjeti ishte në zotërimin e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Osman Hajdari.

 

I arrestuari Kiçmari është nën hetim penal për shkelje penale të parashikuara si:

1- Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

2- Zjarrvënie”.

3- Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page