top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI REXHEP TAIP ERDOGAN ZHVILLOI NJË BISEDË TELEFONIKE ME KRYEMINISTRIN PAKISTANEZ SHAHBAZ SHARIF NË LIDHJE ME TENSIONET MIDIS INDISË DHE PAKISTANIT | SHPREHU SOLIDARITET ME ISLAMABADIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 7
  • 1 min read
ree

Ankara, Stamboll | Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez, Shahbaz Sharif, në lidhje me tensionet midis Indisë dhe Pakistanit.

 

Sipas Drejtorisë së Komunikimit të presidencës turke, presidenti Erdogan shprehu solidaritetin e Ankarasë me Islamabadin dhe deklaroi se Turqia mbështet politikën e ftohtë dhe të përmbajtur të Pakistanit, si dhe propozimin e tij për të kryer një hetim ndërkombëtar të paanshëm, transparent dhe të besueshëm për sulmin terrorist të 22 prillit në qytetin Pahalgam në Jammu dhe Kashmir të administruar nga India, ku u vranë 26 turistë.

 

Presidenti turk deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar përshkallëzimin e tensionit dhe se do të vazhdojë kontaktet diplomatike në këtë drejtim.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page