top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETI KARL (CHARLES) III DHE MBRETËRESHA KAMILA (CAMILLA) ZBULUAN PORTRETET E TYRE TË REJA NË GALERINË KOMBËTARE NË LONDËR PËR TË SHËNUAR PËRVJETORIN E DYTË TË NGJITJES SË TYRE NË FRON.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 hours ago
  • 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbreti Karl (Charles) III dhe Mbretëresha Kamila (Camilla) kanë zbuluar portretet e tyre të reja në Galerinë Kombëtare në Londër për të shënuar përvjetorin e dytë të ngjitjes së tyre në fron.

Pikturat do të vendosen në Sallën Qendrore përpara se të zhvendosen në Pallatin e Bakinghemit (Buckingham) në qershor.

 

Portreti i mbretit Karl (Çharles) e tregon atë të veshur me rrobën zyrtare të kurorëzimit së bashku me uniformën e tij detare dhe duke qëndruar pranë Kurorës Perandorake.

 

Mbretëresha Kamila (Camilla) është fotografuar e veshur me fustanin e saj të kurorëzimit, të dizenjuar nga z. Brus Oulldfilld (Bruce Oldfield).

 

Pati duartrokitje në Galeri ndërsa çifti mbretëror tërhoqi mbulesat për të zbuluar portretet, përpara se të bënin një hap prapa për të admiruar pikturat.

 

Puna e monarkut britanik është nënshkruar nga z. Petër (Peter) Kuhfeld, i cili, e njeh atë për më shumë se 40 vjet.

 

Për nevojat e projektit, u mbajtën pesë takime në Pallatin e Shën Jakobit, ndërsa dy u zhvilluan në Kështjellën e Uindsorit.

 

Kam kaluar shumë kohë me të gjatë viteve, kështu që jam mësuar të jem pranë tij”, tha z. Kufeld.

 

Ai e kupton shumë mirë se çfarë i duhet një artisti për të bërë punën e tij”, shtoi ai.

Në portretin e mbretëreshës, i cili është një krijim i z. Poll S. Beni (Paul S. Benney) përshkruhet kurora e saj, e krijuar fillimisht për kurorëzimin e Mbretëreshës Meri (Mary), në vitin 1911, dhe pelerinën mbretërore që ajo mbante veshur kur doli nga Abacia e Uestminsterit (Westminsterit).

 

Sipas transmetusit televiziv “BBC”, ajo pozoi gjashtë herë në Dhomën e Kopshtit të Shtëpisë Kllerëns (Clarence), ndërsa z. Beni (Benney) iu dha leja për të ngritur një studio të përkohshme në të njëjtën hapësirë.

 

Takimet ishin jashtëzakonisht të këndshme për mua”, tha krijuesi i portretit.

 

Më pëlqen të flas kur pikturoj... kështu që bëmë shumë biseda dhe treguam histori. Ndonjëherë e mbaja barkun të mos qeshja me të madhe. Mbretëresha është shumë e zgjuar”, tha ai.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page