top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KONFLIKTI USHTRAK INDI-PAKISTAN: ÇFARË ËSHTË OPERACIONI USHTARAK INDIAN I KODUAR “SINDUR”? | PO ISLAMABADI SI U KUNDËRPËRGJIGJ NDAJ TIJ?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 hours ago
  • 6 min read

Dehli i Ri, Indi | India e ka emërtuar operacionin ushtarak me termin “Sindur” për shkak të sulmeve të saj ajrore kundër objektivave në Pakistan.

 

Sinduri është pasta tradicionale pluhur shafrani me ngjyrë të kuqe-portokalli që zakonisht aplikohet nga gratë e martuara hindu përgjatë ndarjes së flokëve të tyre.

 

Një iniciativë ushtarake indiane pritej prej ditësh: pas sulmit të 22 prillit në Pahalgam, në Jammu dhe Kashmirin indian, India akuzoi në mënyrë të qartë Pakistanin për nxitjen e terrorizmit ndërkufitar.

 

Pakistani, nga ana tjetër, i ka hedhur poshtë akuzat, duke i rinisur ato kundër Delhit të Ri dhe duke bërë thirrje për hetime transparente, dhe ka hipotezuar vazhdimisht një pushtim të afërt indian.

 

Shumë detaje rreth operacionit “Sindur” janë të njohura aktualisht, megjithëse shumë të tjera mungojnë.

 

Sipas forcave të armatosura indiane, sulmet indiane zgjatën më pak se gjysmë ore: nga ora 1:05 e mëngjesit deri në orën 1:30 të mëngjesit (ora vendore), siç u specifikua në konferencën e sotme për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme nga dy oficerë të lartë: Sofia Kureshi (Sofiya Qureshi), kolonele e Ushtrisë, dhe Viomika Sinf (Vyomika Singh), komandante skuadroni e Forcave Ajrore.

 

Nëntë objektiva u goditën: Pesë vende ndodheshin në Azad Kashmir, Kashmir i kontrolluar nga Pakistani: dy në Muzaffarabad, dy të tjera në Kotli dhe një në Bhimber.

 

Katër vendet e mbetura ndodheshin në Punjab të Pakistanit: dy në Sialkot, një në Muridke dhe një në Bahaualpur.

 

Komiteti i Sigurisë Kombëtare (NSC) i Pakistanit konfirmoi se u goditën disa vende, duke përfshirë Sialkot-in, Shakargarh-un, Muridke-n dhe Bahaualpur-in në Punjab, Kotli dhe Muzaffarabad-in në Azad Kashmir.

 

Lidhur me natyrën e objektivave, Departamenti Indian i Mbrojtjes siguroi se ato ishin përzgjedhur në bazë të informacioneve të besueshme të inteligjencës dhe se nuk ishin në shënjestër as objektet ushtarake dhe as ato civile, por infrastruktura terroriste, përkatësisht rekrutimi, indoktrinimi, trajnimi dhe platformat e lëshimit.

 

Gjithashtu u theksua se sulmet u kryen me saktësi dhe duke u kujdesur që të mos dëmtoheshin civilë të pafajshëm dhe instalime civile.

 

Nuk ka një numër zyrtar ose përfundimtar të të vdekurve dhe të plagosurve.

 

Shtypi indian, bazuar në burime qeveritare, ka spekuluar se më shumë se 70 terroristë u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën.

 

Pala indiane, mbi të gjitha, mohon viktimat civile.

 

Megjithatë, në Pakistan, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Përbashkët të Marrëdhënieve me Publikun (ISPR), Ahmed Sharif Çaudhri (Chaudhry), foli për 26 vdekje civile, një numër që sipas medias është rritur në 31, dhe 46 të plagosur.

 

Shtypi raportoi gjithashtu vdekjen e disa të afërmve të z. Masood Azhar, themeluesit të organizatës terroriste Jaish-e-Mohammad (JEM), në sulmin në Bahaualpur.

 

Pakistani, përfshirë edhe kryeministrin e tij, Shehbaz Sharif, ka këmbëngulur në viktimat civile, përfshirë gratë dhe fëmijët.

 

Forcat Ajrore të Pakistanit tashmë i janë përgjigjur fillimisht sulmeve të Forcave Ajrore Indiane.

 

Sipas ISPR, pesë avionë indianë u rrëzuan, duke përfshirë tre Rafale, një Su30MKI dhe një MiG-29 Fulcrum.

 

Kryeminsitri Sharif, duke iu drejtuar parlamentit, tha se të gjithë ishin rrëzuar në anën indiane, dy prej tyre në Kashmirin e kontrolluar nga India dhe një në distriktin Bathinda të Punjabit Indian.

 

India nuk i llogarit këto humbje.

 

Sipas disa faqeve të informacionit ushtarak, janë gjetur mbetjet e një sediljeje hedhëse të prodhuar në Rusi.

 

India e shpjegoi operacionin “Sindur” në një konferencë për shtyp sot nga sekretari i Punëve të Jashtme Vikram Misri, i cili, tha se Delhi i Ri kishte ushtruar të drejtën për t'iu përgjigjur, parandaluar dhe sprapsur sulmet ndërkufitare nga Pakistani.

 

Veprimi i Indisë ishte i matur, jo-përshkallëzues, proporcional dhe i përgjegjshëm”, tha zyrtari i lartë, duke shpjeguar se ai u përqendrua në çmontimin e infrastrukturës së terrorizmit dhe parandalimin e dërgimit të terroristëve të mundshëm në Indi.

 

Sekretari Misri kujtoi se më 25 prill, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në deklaratën e tij që dënonte sulmin, theksoi nevojën për të nxjerrë para drejtësisë autorët, organizatorët, financuesit dhe promovuesit e këtij akti të dënueshëm.

 

Veprimet e fundit të Indisë duhen parë në këtë kontekst”, tha sekretari kryesor i ministrisë së punëve të jashtme të Indisë.

 

Ministria e Jashtme e Pakistanit lëshoi ​​një deklaratë duke dënuar sulmin menjëherë pas kësaj dhe sot thirri të ngarkuarin me punë të Indisë për të shprehur një protestë të fortë.

 

Islamabadi tha se veprimi i Indisë ishte një akt lufte i hapur dhe i paprovokuar ndaj të cilit Pakistani ka të drejtë të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme në një kohë dhe vend që zgjedh vetë, në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së dhe siç përcaktohet në të drejtën ndërkombëtare.

 

Kryeministri Sharif, në fjalimin e tij parlamentar, tha se Pakistani kishte dhënë një përgjigje të fortë dhe të përshtatshme, e cila, megjithatë mund të mos jetë përfundimtare.

 

Komiteti i Sigurisë Kombëtare, në fakt, i cili u mblodh sot nën kryesinë e vetë kryeministrit Sharif, përsëriti se Pakistani rezervon të drejtën për t'u përgjigjur.

 

Viktimat e bombardimeve të natës: Ndërkohë, numri i civilëve indianë të vrarë në bombardimet e natës nga ushtria pakistaneze përgjatë Vijës së Kontrollit (LoC) në rajonin e kontestuar të Kashmirit është rritur në të paktën 15.

 

Kjo u raportua nga gazeta e përditshme e Delhit të Ri “Hindustan Times”.

 

Granatimet me artileri goditën në veçanti distriktet indiane të Punçit (Poonch) dhe Rajouri, ku u plagosën edhe 57 veta”, tha një burim indian i mbrojtjes për transmetuesin televiziv “CNN”.

 

Vala e re e sulmeve vjen mes tensioneve të larta pas operacionit “Sindur”, të nisur në orët e para të 7 majit nga forcat indiane kundër nëntë kampeve të dyshuara të trajnimit terrorist në territorin pakistanez dhe në Kashmirin e administruar nga Pakistani.

 

Ushtria indiane konfirmoi se po monitoronte situatën dhe u kishte dhënë liri të plotë operacionale forcave vendore për t'iu përgjigjur sulmeve.

 

Mund të ketë më shumë shkelje të armëpushimit. Ne kemi evakuuar gratë dhe fëmijët, por burrat do të qëndrojnë për të mbështetur ushtrinë”, tha një banor për agjencinë indiane të lajmeve “Ani”.

 

Në përgjigje të përkeqësimit të situatës së sigurisë, qeveria e Delhit të Ri ka mbyllur përkohësisht 25 aeroporte civile në zona të ndjeshme dhe ka urdhëruar evakuimin parandalues ​​të qindra civilëve në zonat më të ekspozuara.

 

Në një takim me guvernatorët dhe krerët e qeverive të shteteve kufitare, ministri i Brendshëm Amit Shah dha udhëzime për të siguruar funksionimin e plotë të shërbimeve thelbësore dhe për të vënë në gatishmëri të gjitha forcat e mbrojtjes civile, përfshirë Forcën Shtetërore të Reagimit ndaj Fatkeqësive (SRDF), Gardën Civile dhe Korpusin Kombëtar të Kadetëve.

 

Nga ana tjetër, ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khauaja Muhammad Asif, i tha transmetuesit televiziv “CNN” se Islamabadi po përpiqet të shmangë një luftë në shkallë të plotë me Indinë.

 

Ministri Asif shtoi se sulmet me raketa të nisura nga India në territoret nën kontrollin e Islamabadit përfaqësojnë një shkelje të qartë, pasi ato kanë kaluar një kufi ndërkombëtar: është një ftesë e qartë për të zgjeruar konfliktin dhe ndoshta për ta bërë atë diçka shumë më të madhe dhe më të rrezikshme në një nivel rajonal.

 

Kryeminstri Sharif: “Çdo pikë gjaku e derdhur nga Pakistani do të hakmerret”.

 

Çdo pikë gjaku e derdhur nga Pakistani pas sulmeve të kryera nga India mbrëmë do të hakmerret.

 

Kryeministri Shehbaz Sharif e bëri premtimin në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, në të cilin, ai akuzoi Delhin e Ri për vrasjen e 26 civilëve të pafajshëm dhe plagosjen e 46 të tjerëve.

 

Sapo kemi mbajtur funeralin e shtatëvjeçares Irtaza Abbas”, tha kryeministri Sharif.

 

Ky është një armik frikacak që sulmon civilë të paarmatosur dhe mendon se është më i fortë. Por mbrëmë treguam se Pakistani di si të përgjigjet me vendosmëri në mbrojtje të sovranitetit të tij.

 

Kombi i bën homazh guximit dhe vendosmërisë së forcave tona të armatosura”, tha ai.

 

Duke pretenduar hakmarrje nga forcat ajrore pakistaneze, kryeministri tha se u deshën vetëm disa orë për të nënshtruar armikun, duke theksuar se pesë avionë luftarakë indianë ishin shkatërruar.

 

Me hirin e Zotit, avionët tanë luftarakë krijuan një stuhi në qiell që e bëri armikun të bërtiste.

 

Ato aeroplanë, për të cilët India ishte krenare, tani nuk janë gjë tjetër veçse hi dhe mbeturina.

 

Kryeminsitri Sharif më pas u zotua se India do të duhet të vuajë pasojat e veprimeve të saj.

 

Ndoshta menduan se do të tërhiqeshim, por harruan se ne jemi një komb me njerëz të guximshëm”, tha ai.

 

Ai shtoi se plagët e shkaktuara nga forcat pakistaneze nuk mund të shërohen as me kohë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page