top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MILANO: U ARRESTUA NJË MJEK RADIOLOG QË SHTIREJ SI MJEK GJINEKOLOG | AKUZOHET SE SË BASHKU ME NJË BASHKËPUNËTORIN E TIJ ABUZUAN SEKSUALISHT ME DHJETËRA FEMRA: RRETH 135 VAJZA TË NGACMUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 18 hours ago
  • 1 min read

Milano, Itali | Një mjek radiolog 71-vjeçar në pension, i cili, u shtir si gjinekolog, dhe një burrë tjetër 42-vjeçar, u arrestuan dhe u vendosën në masë sigurimi vetjak “arrest shtëpiak”.

 

Masa e sigurimit vetjak u shqiptua nga gjyqtari hetues Mattia Fiorentini, për përdhunim në grup.

 

Sipas hetimeve të Karabinierëve dhe prokurorit të Milanos Antonio Pansa, që nga viti 2016 ata dyshohet se kanë kryer abuzime ndaj vajzave që u përgjigjeshin reklamave, të bindura se në këmbim të pagesës do t'u jepej mundësia të vepronin si aktore në video promovuese për një klinikë.

 

Klinikë që nuk ekzistonte.

 

Ato u abuzuan seksualisht gjatë vizitave të rreme dhe u filmuan.

 

Në tentativën e ngacmimit dyshohet se janë përfshirë 135 vajza.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page