U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR HEQJEN E VIZAVE ME AZERBAJXHANIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 1, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | U nënshkurua marrëveshja ndërshtetërore për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik, dhe bashkëpunim mes dy vendeve.
Për Palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga z. Besart Kadia, zv/ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.
Ndërsa, për Palën azere, u nënshkrua nga z. Fariz Rzayev, zv/ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Azerbajxhanit.
Marrëveshja u nënshkrua ndërkohë që Kryetari i Këshillit të Ministrave të RSh Edi Rama ndodhet në Azerbajxhan.
Ai kryeson një delegacion të nivelit të lartë, i cili, do të zhvillojë një sërë takimesh zyrtare.
Kryeministri Rama merr pjesë si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të trajtuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, si edhe për të diskutuar bashkërisht për ecurinë e projekteve shqiptaro-azere në fushën e energjisë, ku tanimë është gati studimi i gazifikimit të zonës së Korçës, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri, ashtu siç është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës, ndërkohë që ka nisur investimi për vënien në punë e zgjerimin e kapaciteteve të këtij të fundit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments