U ARRESTUA ALTIN MORINA (ISH-PUNONJËS I POLICISË SË SHTETIT - I REPARTIT TË ELEMINIMIT DHE NEUTRALIZIMIT TË ELEMENTIT TË ARMATOSUR) | ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR: OPERACIONI “REVANSHI”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 4
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Altin Morina (ish-punonjës i Policisë së Shtetit - i Repartit të Eleminimit dhe Neutralizimit të Elementit të Armatosur).
Ai ishte i shpallur në kërkim policor në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një armë zjarri.
“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D. B., (Durim Bami, redaksia) në bashkëpunim me shtetasin A. M., (Altin Morina, redaksia) - (me detyrë efektiv i forcave ‘Renea’ në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në aktet proceduriale penale të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Z. Morina u arrestua në muajin mars të vitit 2023 sepse në automjetin me të cilën qarkulloonte iu gjetën 113 mijë €.
Pas një muaji ai u lirua nga paraburgimi duke përdorur si alibi deklarimin sipas të cilit shumën e të hollave e kishte marrë borxh te një biznismen për një problem vetjak.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios