FSHATI PLA; HAS: U ARRESTUA YLBER (ULJE) JAKU | AKUZOHET SE VRAU ME ARMË ZJARRI RUSHIT SALLAHIN PËR MOTIVE PRONËSIE DHE PËR ÇËSHTJE NDERI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 16 hours ago
- 1 min read

Fshati Pla, Has, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ylber (Ulje) Jaku.

Ai akuzohet se vrau me armë zjarri:
1- Z. Rushit Sallahi.

Si shkak i vrasjes konsiderohet një konflikt për:
1- Çështje pronësie.
2- Çështje nderi (viktima Salllahi një ditë më parë goditi me mjet prerës (sëpatë) nënën e dorasit, e cila, mbeti e plagosur).
Njoftim | Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments