TËRHIQET PARTIA SOCIALISTE | KRYETARJA E KUVENDIT BËN THIRRJE PËR RIDEPOZITIM KËRKESASH PËR KOMISIONET HETIMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 1, 2024
- 3 min read
Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla ka zbutur tonet e qëndrimeve ndaj kërkesave të opozitës, që kanë qenë të lidhura me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.
Kryetarja Nikolla foli në një ent mediatik, duke u shprehur si më poshtë vijon.
Pyetje: Parlamenti shqiptar, që prej vitit 2023 dhe deri tani, vazhdon në një krizë të zgjatur, një nga më të rëndat e këtyre 33 viteve, nuk zhvillohen seanca parlamentare, ka bilbila, zhurmues, përjashtime etj. Pse mendoni se ka ndodhur kjo krizë, sipas jush?
Kryetarja Nikolla: Unë do doja të thosha që nuk është kthyer në krizë parlamentare, sepse në krizë parlamentare do nënkuptonte që Kuvendi i Shqipërisë nuk funksionon dhe nuk ushtron detyrën e tij kushtetuese për të marrë vendime, nuk jemi në këto kushte.
Patjetër jemi në një situatë ku normaliteti, zhvillimi i seancave parlamentare nuk është konform rregullores së Kuvendit, ku deputetë të opozitës shkelin rregulloren dhe Kodin e Etikes.
Dhe ku, është përjashtuar le të themi debati i shëndetshëm politik për miratimin e projektligjeve.
Më lejoni, t’ju them, se që me nisjen e kësaj legjislature dhe deri në momentin që flasim, ka pasur një krizë të thellë në Partinë Demokratike - që nga shtatori i 2021 gjë që përvijohet dhe po përpiqet të pozohet si krizë parlamentare.
Është një krizë e brendshme e Partisë Demokratike. Opozita ka gjithë të drejtën të përdorë çdo mjet demokratik dhe kushtetues për të ushtruar funksionet e saja, por kurrsesi të sjelli rrugën e Parlament, apo rrugicën në Parlament, apo të bllokojë punën e deputetëve të tjerë që nuk mendojnë njësoj si ata.
Pyetja: Gjithsesi, kriza brenda opozitës është e qartë. Por ju si Parlament, Ju si drejtuese e Parlamentit e lini pezull këtë gjë dhe nuk merrni një vendim për të përcaktuar se kujt i takon kreu i grupit parlamentar, apo gjithë institucionet që varen nga Kuvendi?
Kryetarja Nikolla: Ju kuptova, unë nuk kam lënë asgjë pezull. Unë në këtë detyrë jam si e para midis të barabartëve, nuk jam as një drejtuese e një formacioni politik, dhe si e tillë nuk kam tager për të vendosur ca më shumë se kush është kryetari i grupit parlamentar të një partie politike.
Është prerogative e partive politike me rregullat e tyre të brendshme për të vendosur edhe kushtet parlamentare, si zgjedhjet e grupeve parlamentare, se kush do të jete drejtuesi i tyre…politik.
Dhe patjetër edhe vetëdeklarimi i çdo deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.
Kështu që në këtë kuptim edhe të rregullores së Kuvendit, edhe të kushtetutës, topi nuk është në fushën e Kryetares së Kuvendit.
Topi është në fushën e partisë demokratike, ato janë në konflikt.
I janë drejtuar gjykatës. Duhet me rregullat e tyre të brendshme të zgjidhin këtë ngërç e më pas kryetarja e Kuvendit ka detyrimin ta njoftojë Kuvendin dhe gjithë strukturat e tjera.
Pyetje: Komisionet hetimore parlamentare kanë qenë një e drejtë e opozitës…
Kryetarja Nikolla: Pyetja juaj është e drejtë.
Në fakt ka pasur një komision Hetimor nga opozita, unë dua të them edhe në përgjigje të kësaj pyetjeje, që drejtuesi i Kuvendit nuk është drejtuesi i asnjë grupimi politik apo force politike në Kuvend.
Ai është drejtuesi i institucionit dhe seancave plenare, si i tillë kujdeset që të krijojë të gjitha kushtet administrative dhe infrastrukturore, dhe procedurat e rregullores së Kuvendit, në mënyrë që të gjithë deputetët të kenë mundësi të ushtrojnë detyrat e tyre kushtetuese.
Dhe në këtë kuptim është detyrë patjetër.
Kryetarja e Kuvendit nuk ka vendimmarrje politike për t’u shprehur, dhe në këtë kuptim, janë grupet parlamentare ato, forcat politike, të cilat lexojnë kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, gjykojnë mbi këto vendime dhe marrin vendimet e tyre.
Në momentin që flasim ne kemi një ligj të ri për komisionet hetimore që ka të pasqyruar edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Dhe besoj ndoshta është një moment reflektimi, për të vijuar më tej me komisionet hetimore nga ana e opozitës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments