TË RINJTË SHQIPTARË JANË KU THËRRET QAMETI | NUK DINË TË SHKRUAJNË DHE TË LEXOJNË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 5, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | PISA (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve), është një konkurs i organizuar nga OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) çdo tre vjet.
PISA, kreu vlerësim për njohuritë e nxënësve 15-vjeçarë në lëndën e leximit, matematikës dhe të shkencë.
Në testin e PISA 2022, Shqipëria ka shënuar një rënie drastike krahasuar me rezultatet e testit të fundit në vitin 2018.
Të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria ka humbur plot 47 pikë në lexim, 41 pikë në shkencë, dhe uljen më të madhe me 69 pikë në matematikë.
Këto të dhëna tregojnë dukshëm nivelin e dobët të arsimit ndër të rinjtë shqiptarë.
Sipas studimit të PISA-s, nxënësit shqiptarë janë poshtë nivelit mesatar të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Treguesit e PISA-s janë ku thërret qameti, dhe kumtojnë se cilësia e arsimit në vend ka rënë nga viti në vit.
Në provim, pjesëmarrësit vlerësohen në tre aftësi: të kuptuarit e tekstit, matematikë dhe shkenca natyrore, dhe rezultati i tyre rezulton nga njohuritë që nxënësit e kësaj moshe pritet të kenë përvetësuar në fushat specifike.
Në veçanti, hetohet nëse nxënësit janë në gjendje të zgjidhin probleme komplekse, të menduarit e tyre kritik, dhe niveli i aftësive të tyre komunikuese.
Efektiviteti i sistemeve arsimore të vendeve të tyre gjykohet nga rezultatet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit











___.png)










































Comments