top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TAKIMI I SHKUPIT: 6 MILIARDË € PËR BALLKANIN PERËNDIMOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 22, 2024
  • 1 min read
ree

Shkup, Maqedonia e Veriut | Sot në mëngjes u hap në Shkup një takim midis udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor (ku i pranishëm ishte edhe z. Aleksandër Soros), kushtuar planit të rritjes së rajonit, të zhvilluar nga Bashkimi Europian, i cili, vë në dispozicion gjashtë miliardë €, për zhvillimin dhe avancimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit, që aspirojnë të integrohen në Bashkimin Europian.

Në takim marrin pjesë - si mikpritës - kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, i Malit të Zi Milojko Spajiç, i Kosovës Albin Kurti, ndërsa përmes video-lidhjes do të flasë kryeministrja e Bosnjës Borjana Kristo, i pranishëm është edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Të pranishëm në takimin e Shkupit janë:

1- Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Komisionit për Zgjerim të BE-së.

2- Z. Xheims O.Brain (James O'Brien), ndihmës sekretar i shtetit amerikan për Europën dhe Euroazinë.

Në margjinat e samitit janë planifikuar edhe takime si pjesë e Open Balkan, iniciativa ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të mbështetur krijimin e një tregu të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor, përmes heqjes së barrierave dhe lehtësimit të tregtisë dhe procedurat kufitare.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page