STUDIMI I REVISTËS “ADICTION” | AMERIKANËT PREFEROJNË KONSUMIMIN E HASHASHIT SESA TË ALKOOLIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 23, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Amerikanët preferojnë të përdorin hashash çdo ditë sesa të pinë alkool.
Kështu rezulton nga një studim i revistës “Addiction”, i cituar nga mediat amerikane.
Studiuesit analizuan një hark kohor nga viti 1979 deri në vitin 2022 dhe zbuluan se në vitin 2022, për herë të parë, hashashi mundi alkoolin në konsumin e përditshëm nga popullata: 17.7 milionë njerëz e përdorën atë krahasuar me 14.7 milionë që pinin alkool çdo ditë.
Në vitin 1992, raporti ishte më pak se një milion krahasuar me gati nëntë milionë që preferonin të pinin alkool.
Politika e liberalizimit në SHBA ka favorizuar rritjen e konsumit ditor të marijuanës.
Aktualisht është i ligjshëm në 24 shtete për përdorim rekreativ ndërsa në 40 shtete është legalizuar për qëllime mjekësore.
Për më tepër, presidenti Xhëu Baidn (Joe Biden) njoftoi së fundmi se synon të riklasifikojë substancën, duke e çuar atë nga kategoria 1 (si heroina) në kategorinë 3, ku ka substanca me rrezik të moderuar dhe të ulët për të krijuar varësi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































