top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STUDIMI: BALTIMORA KRYEQYTETI AMERIKAN I VDEKJEVE PËR SHKAK TË MBIDOZËS | 6 MIJË VDEKJE NË GJASHTË VJET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 23, 2024
  • 1 min read
ree

Baltimorë, Amerikë | Baltimora është kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara për vdekjet nga mbidoza: në gjashtë vjet ka pasur gjashtë mijë vdekje, dhe në pak më shumë se një dekadë shkalla e vdekshmërisë është më shumë se katërfishuar, duke arritur në 200 vdekje për 100 mijë banorë.

 

Kjo është ajo që del nga një hulumtim i gazetës amerikane Kohërta e Jorkut të Ri (New York Times), sipas të cilit, shumë prej viktimave janë shumë të rinj.

 

Që nga viti 2020, ka pasur të paktën 13 fëmijë nën moshën katër vjeç, që kanë humbur jetën nga ekspozimi ndaj drogës.

 

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë ka ndodhur në mesin e meshkujve afrikano-amerikanë midis moshës 50 dhe 70 vjeç.

 

Shkaku kryesor i mbidozave është fentanili, tregu i zi për të cilin lulëzon dhe vazhdon të rritet.

 

Deri para pandemisë, Baltimora kishte arritur të përballej me krizën, më pas erdhën tensionet sociale të shkaktuara veçanërisht nga vdekja e afrikano-amerikanit Fredi Grei (Freddie Grey) nga duart e policisë së dhunshme, rritja e të shtënave, dhe Covid 19.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page