top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SODOMA DHE GOMORRA NË TARACËN E BASHKISË SË TIRANËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 20, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Për herë të parë në Shqipëri kurorëzuan dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT.

 

Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat, Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara në prani të 80 të ftuarve, kanë veshur fustanet e bardha duke finalizuar në martesë lidhjen tyre nga e cila kanë dhe dy vajza tre vjeç.

 

U bë me zhurmë por nuk ishte ky qëllimi. Qëllimi ishte t’i tregonim të gjithëve, që të jesh LGBT dhe besimtar, është mëse legjitime. Nuk ishte me ligjet shqiptare, por me fjalën e zotit. Dashuria është fjala e zotit. Dasmat edhe pa celebrim janë tipike në Shqipëri”-u shpreh znj. Alba Ahmetaj komuniteti LGBT.

 

Kjo martesë ka ngjallur reagime të shumta pasi ligji shqiptar nuk i njeh këto martesa.

 

Dasma e Albës dhe e Edës u kurorëzua në prani të dy pastorëve të huaj, të cilët mbanin veshje të ngjashme me priftërinjtë besimit katolik.

 

I menjëhershëm ka qe reagimi i komunitetit fetar ortodoks dhe katolik në Shqipëri të cilët distancohen dhe janë kundër martesave në çift të së njëjtës gjini.

 

Por më shumë se një martesë Alba Dhe Eda duket se kërkojnë të jenë nismëtare për ligjërimin e këtyre martesave.

 

“Ky është vetëm fillimi i betejës, por do dalim fitimtare, jam e sigurt”, shprehet znj. Alba Ahmetaj.

 

Hapi i parë ishte prezantimi i kërkesës në gjenden civile, hapi i dytë dhe unë me partneren time do kërkojmë të njëjtën gjë. Pasi të marrim përgjigjen negative do të shkojmë në gjykatë për ta çuar më pas çështjen e në gjykatën e Strasburgut për të ndjekur shembullin e Greqisë, Italisë dhe shumë shteteve të tjera”-u shpreh znj. Xheni Karaj, veprimtare e komunitetit LGBT.

 

Tashmë, duket sheshit që edhe në shoqërinë shqiptare sodomia dhe të gomorria po i bëjnë vend vetes, natyrisht me ndihmën e klasës politike sunduese, e cila, pasi e vodhi dhe e ropi mirë e mirë Shqipërinë, po bën të pamundurën ta shpjeri në degjenerim tërësor moral.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page