SHUMICA POLITIKE MIRATOI LIGJIN PËR LOJËRAT E FATIT | PARTIA DEMOKRATIKE REFUZOI INTERPELANCËN ME MINISTREN SPIROPALI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 15, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Shumica politike votoi sot (15 shkurt 2024) projekt-ligjin e lojërave të fatit me 72 vota pro.
Sitauata në Kuvendin e Republikës nuk ishte aspak normale, sepse ajo u karakterizua nga vërshëllima bilbilash.
Kryetarja e Kuvendit të Republikës Lindita Nikolla deklaroi se interpelanca e kërkuar nga Partia Demokratike me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e djegësave të mbeturinave (inceneratorëve) do të bëhet me ministren e Shtetit, Elisa Spiropali.
Sipas saj ky delegim drejt ministres Spiropali është produkt i angazhimeve zyrtare të kryeministri Rama.
Kjo gjë, u kundërshtua nga deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, i cili, refuzoi kategorikisht që interpelanca të kryhej me ministren Spiropali.
Qëndrimi i tij i dha shtysë kryetares së Kuvendit nikolla që të propozonte votimin e projekt-ligjeve të rendit të ditës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments