SHQIPËRIA DHE EGJIPTI NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR NDËRTIMIN E NJË LINJE DIREKTE DIGJITALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 5, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Qeveria e Republikës së Shqipërisë nënshkroi sot një marrëveshje për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore, e cila, do të lidhe Shqipërinë dhe Egjiptin.
“Është një projekt marramendës për nga impakti dhe nga vlera që do të krijojë. Do të kthehet në një pikë kyçe për transportin e shpejtë dhe të sigurt të të dhënave përmes një fibre optike lidhëse mes Egjiptit dhe Shqipërisë, duke i dhënë mundësi vendit të garantojë një sukses në këtë rrugë të re digjitale të Mesdheut për një sërë vendesh të Europës Qendrore. Është një projekt i rëndësishëm edhe për besimin e sipërmarrjes që rritet vit pas viti”, deklaroi kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Edi Rama.
“Rrjetet kabllore me fibër optike janë autostradat e komunikimit digjital, dhe falë zbatimit të këtij projekti, do të bëhet e mundur një lidhje ndërkontinentale nënujore, ku Shqipëria do të ketë një pozicion kyç në mundësimin e kësaj lidhjeje strategjike”, deklaroi zv/ kryetarja e Këshillit të Ministrave, të Republikës së Shqipërisë, dhe njëherazi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments