top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHQIPTARËT PËR 10 VITET E FUNDIT VRANË 21 MIJË FOSHNJA | NËPËRMJET ABORTIT PËRZGJEDHËS (SELEKTIV).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 6, 2024
  • 4 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Në Shqipëri kanë humbur jetën mijëra vajza, viktima të aborteve përzgjedhëse (selektive) që kryhen prej vitesh, në klandestinitet dhe haptaz (ashtu sikundër në vendet e tjera të Ballkanit, kudo ku sundon patriarkalizmi, dhe ku vajzat ndonjëherë konsiderohen të padëshirueshme.)

Kur burri im mësoi se fëmija ynë i katërt do të bëhej vajzë, për pak më vrau mua”, tha një nënë, duke dëshmuar se patriarkalizmi vazhdon edhe sot e kësaj dite në shoqërinë shqiptare, e cila, është thellësisht e kalbuar në çdo drejtim.

Suela” e cila nuk prezantohet me emrin e vërtetë, nuk solli kurrë në jetë vajzën e katërt.

Isha gati të rrezikoja jetën time për të parandaluar që ky foshnjë të vinte në botë.

Afati deri në të cilin lejohej aborti kishte kaluar, ndaj ajo iu drejtua një klinike private, ku operacioni u krye në kushte të këqija sanitare.

Kam tre vjet që vuaj nga probleme gjinekologjike të cilat shkaktojnë edhe probleme psikologjike”, thotë ajo e mbytur lotët.

Ashtu si mijëra gra në Shqipëri, jeta e saj do të ishte shumë më e lehtë, nëse do të ishte shtatzënë me një djalë.

21000 vajza janë zhdukur në Shqipëri në 10 vitet e fundit”, shpjegon znj. Manuela Bello, përfaqësuese e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në Shqipëri.

Kur prindërit mësojnë se fetusi është femër, ata zgjedhin, për një sërë arsyesh, të bëjnë një abort, sesa ta mbajnë atë.

Aq më tepër kur familjet tashmë kanë një vajzë: në këtë rast një e katërta zgjedhin abortin sesa të kenë një vajzë të dytë, sipas vlerësimeve të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara në Tiranë.

Ndërmjet viteve 2000 dhe 2020, Shqipëria ishte vendi i katërt në botë me hendekun më të madh midis lindjeve të vajzave dhe djemve: mesatarisht, 111 lindje djemsh korrespondonin me 100 lindje vajzash, sipas të dhënave të OKB-së.

Falë fushatave sensibilizuese, shifrat kanë ndryshuar disi: në vitin 2022, nga 24688 lindje, raporti ishte 107 djem për 100 vajza, sipas raportit “Burra dhe Gra 2023” të Institutit të Statistikave të Shqipërisë.

Në Indi, një vend i lidhur me abortin selektiv, raporti ishte 108 djem për 100 vajza në vitin 2021.

Shifrat mbeten të ngritura krahasuar me mesataren biologjike prej 105 lindjesh meshkuj për çdo 100 lindje femrash, shpjegon znj. Ariane Jonka, profesoreshë e demografisë në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër.

Aborti, i cili u legalizua në Shqipëri pas rënies së komunizmit, në fillim të viteve 1950, lejohej deri në javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë.

Pas javës së dymbëdhjetë, kërkohet një opinion i nënshkruar nga tre mjekë për të kryer një abort terapeutik në rastet e anomalive fetale apo rrezikut për nënën.

Që nga viti 2002, ligji specifikon se përzgjedhja prenatale është e ndaluar.

Megjithatë, “me teknikat e reja që tani janë shumë të përhapura dhe lehtësojnë përcaktimin e gjinisë së fetusit, është gjithnjë e më e vështirë të vërtetohet se ndërprerja e shtatzënisë ka ndodhur për shkak se fetusi ka qenë femër”, shpjegoi znj. Rubena Moisiu, gjinekologe, në Tiranë.

Një analizë e thjeshtë gjaku në javën e 7-të të shtatzënisë mund të japë një pamje të gjinisë - me një saktësi prej më shumë se 90% - edhe nëse mjekët kërkojnë kontrolle të rrepta në laboratorët privatë që ofrojnë këtë test pa rekomandim.

Zyra e UNFPA-së në Shqipëri prej disa muajsh po zhvillon një fushatë ndërgjegjësimi për të tërhequr vëmendjen e popullatës por edhe të autoriteteve.

Sepse ekspertët në rajon bien dakord: në disa vende të Ballkanit, aborti për shkak të gjinisë së fëmijës është një zgjedhje e imponuar nga shoqëria.

Përgjegjësi i parë është mentaliteti tradicional që e konsideron burrin “shtyllë të familjes” dhe vajzën “barrë apo seksin më të dobët përballë një shoqërie agresive”, shpjegon znj. Anila Hoxha, gazetare investigative dhe aktiviste për të drejtat e grave në Tiranë.

Kur dhëndri dhe vjehrra morën vesh se edhe fëmija im i tretë ishte vajzë, u mërzitën shumë. Vjehrra ime më sugjeroi që të më çonte të abortoja privatisht”, thotë Maria në zyrat e UNFPA-së në Tiranë.

Në fund, ajo vendosi të mbajë vajzën e saj të tretë dhe është e lumtur për këtë çdo ditë.

Në Malin e Zi fqinj, raporti, i cili ishte 110/100 në fillim të viteve 2000, ka rënë, por mbetet mbi mesataren.

Ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis rregullave patriarkale dhe preferencës për djemtë”, shpjegon znj. Maja Raicevic, e cila drejton Qendrën për të Drejtat e Grave në Podgoricë.

Dhe ajo shton në shkallët e pabarazisë “rolin servil të gruas në familje dhe varësinë e saj ekonomike, sepse gratë nuk trashëgojnë pronë.

Qendra nisi në vitin 2017 një fushatë sensibilizuese.

Qëllimi është të shtyhet shoqëria “të vërë në dyshim vlerat që mësohen që përfundojnë duke e bërë një gjini të dëshirueshme dhe një tjetër që nuk ka as të drejtën për të lindur.

Ballkani ka filluar të shohë rezultatet e fushatave ndërgjegjësuese. Por nëse fenomeni vazhdon, dhe nëse nuk ka masa të shpejta legjislative, pasojat në të ardhmen e afërt mund të shkaktojnë çekuilibër shoqëror.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page