top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHEFI I NATO-s STOLTENBERG: SITUATA E SIGURISË NË BALLKANIN PERËNDIMOR MBETET E BRISHTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 26, 2024
  • 2 min read
ree

Bruksel, Belgjikë | Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jen Stoltenberg, tha sot në Bruksel se situata e sigurisë në Ballkan mbetët e brishtë.

Shefi i NATO-s u takua me Kryeministrin malazez Milojko Spajiç në Bruksel, dhe dënoi shpërthimin e dhunës në Kosovë, vitin e kaluar, duke thënë se NATO reagoi me shpejtësi, duke dërguar një mijë trupa shtesë, për të ndihmuar KFOR-in që të zbatojë mandatin e tij.

Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetët e brishtë, tha të premtën në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Shpërthimet e dhunës vitin e kaluar në Kosovë ishin të papranueshme. NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dërguar 1000 trupa shtesë dhe mjete të blinduara. Jemi të përkushtuar të sigurohemi që KFOR-i vazhdon ta përmbushë mandatin e vet sipas OKB-së”, tha sekretari Stoltenberg.

Kryeministri i Malit të Zi, Spajiç, vendi i të cilit, është anëtarësuar në NATO para shtatë vjetësh, tha se Podgorica e kupton se prania e NATO-s në rajon sjell siguri dhe stabilitet.

Mali i Zi e kupton se shumë zhvillime globale kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme që tërheq me të drejtë, vëmendjen e aleatëve. Por, ne nuk duhet të harrojmë rajonin. Nënvizoj edhe njëherë rëndësinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s në rajon, sepse, kjo është një garanci e fortë e paqes dhe stabilitetit. Unë pres që kjo të rikonfirmohet në samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington”, tha kryeministri Spajiç.

Shefi i NATO-s foli sot edhe për anëtarësimin e Suedisë në NATO, një proces që po zgjat për një vit e gjysmë, duke thënë se kjo do të forconte aleancën ushtarake, ndërsa vazhdon agresioni rus në Ukrainë.

Ai e përshëndeti vendimin e Turqisë për të miratuar kërkesën e Suedisë, ndërsa tha se pret që Hungaria ta bëjë këtë në fund të muajit të ardhshëm.

Unë jam absolutisht i sigurt dhe kam besim tek Hungaria se miratimi i anëtarësimit të Suedisë do të bëhet sapo të mblidhet parlamenti në fund të shkurtit”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.

Suedia, së bashku me Finlandën, braktisën pozicionet e tyre tradicionale të mosangazhimit për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e NATO-s, pas agresionit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page