top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SFIDA E KOPSHTIT BOTANIK TË PALERMOS: TË RRITI BIMËN E KAFESË PËR PRODHIM 100% SIÇILIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 19, 2024
  • 2 min read
ree

Palermo, Itali | Italia i rikëthehet kultivimit të kafesë, më shumë se një shekull pas eksperimentit të parë të kultivimit në Siçili, në Kopshtin Botanik, i cili është pjesë e sistemit muzeor të Universitetit të Palermos, në një projekt që përfshin kompaninë historike të pjekjes Morettino.

 

Fusha eksperimentale shtrihet në një sipërfaqe prej përafërsisht 300 metra katrorë dhe pret 21 bimë Coffea arabica të moshave dhe varieteteve të ndryshme (Heirloom, Caturra, Pacamara, Catuai, Bourbon i kuq, Bourbon i verdhë), përfaqësuese të vendeve të ashtuquajtur Brezi i Kafesë, zona e botës e mbyllur midis dy tropikëve ku lind dhe rritet kafeja.

 

Megjithatë, njëqind bimë të tjera gjenden në fidanishten e Serrës Karolina (Carolina), duke pritur të rriten dhe të gjejnë një shtëpi në ajër të hapur.

 

Në fund të shekullit të 19-të, disa bimë kafeje mbërritën në Kopshtin Botanik të Palermos nga Etiopia dhe Somalia dhe u mbajtën në Serrën Karolina.

 

Në vitet e para të shekullit të njëzetë u vendos që të ndërmerret eksperimenti i rritjes së kafesë në Siçili në terren të hapur, me qëllim çlirimin e Italisë nga varësia e flukseve të tregtisë së jashtme dhe hapjen e rrugës për një “Rrugë kafeje” të re.

 

Të gjitha italiane, si të mëparshmet për agrumet dhe pambukun.

 

Përpjekja e parë për të rritur kafenë në mjedis të hapur u bë nga drejtori i Kopshtit Botanik të Palermos Antonino Borzì dhe kopshtari kryesor Viçenso Rikobono (Vincenzo Riccobono), i cili mbolli 25 bimë kafeje në vitin 1905”, shpjegon z. Rozaroi Shikshi (Rosario Schicchi), drejtor i Kopshtit Botanik të Palermos.

 

Edhe pse bimët të vendosura pranë një muri me ekspozim jugor dhe të strehuara nga një tendë e ndërtuar me gjethe, nuk mundën të kapërcenin temperaturat e dimrit që mbizotëronin për disa vite dhe që arrinin vlerat nën -3 gradë.

 

Një përpjekje tjetër u bë në vitin 1911, por edhe atëherë një valë ngricash shkatërroi bimët e kafesë.

 

Në vitet 1940, disa ekzemplarë të Coffea arabica të varietetit Amami dhe varieteteve të tjera të egra nga Briri i Afrikës u mbollën brenda Serrës madhështore Karolina, e cila, arriti të përshtatej në mënyrë të përsosur, duke arritur një lartësi prej rreth 3 metrash me kalimin e kohës.

 

Këto bimë ende mund të admirohen në serë. Kultivimi në Kopshtin Botanik është në vazhdimësi me projektin vendas të kultivimit të kafesë siciliane të kryer nga Morettino, në bashkëpunim me Kopshtin Botanik-SiMuA dhe Departamentin e Shkencave Bujqësore, Ushqimore dhe Pyjore të Universitetit të Palermos.

 

Një eksperiment i lindur nga vizioni i Arturo Morettinos mbi tridhjetë vjet më parë, i cili mbolli disa fara të dhuruara nga Kopshti Botanik në Palermo.

 

Me kalimin e viteve, ato fara u kanë dhënë jetë më shumë se 200 bimëve të cilat sot janë pjesë e plantacionit eksperimental Morettino në lagjen Shën Lorencit (San Lorenzo) dhe fusha të tjera eksperimentale në zona veçanërisht të përshtatshme të ishullit, nga të cilat prodhohet kafja e parë 100% siciliane.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page