top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I SHTETIT ENTËNI (ANTONY) BLINKEN DO TË BUJTË NË TIRANË MË 14 SHKURT 2024.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 9, 2024
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Shtetit, Entëni (Antony) Blinken do të udhëtojë drejt Tiranës javën e ardhshme.

Njoftimi për vizitën e tij u bë i ditur nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Sekretari Blinken do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt 2023.

Sekretari Amerikan i Shtetit Entëni Xhei. Blinken (Antony J. Blinken) do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri, dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare DASH.

Kjo është vizita e parë sekretarit amerikan Blinken në Shqipëri.

Në Gjermani, sekretari Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme, dhe sigurinë transatlantike, bëri të ditur DASH.

Po ashtu sekretari Blinken ka qenë aktiv përmes mesazheve për de-eskalikin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shtatorin e vitit të shkuar.

Sekretari Blinken do të bëhet Sekretari i gjashtë amerikan i Shtetit, që vjen në Shqipëri, për një vizitë zyrtare.

Më parë në Tiranë kanë ardhur:

1- Sekretari Xheims Beikër (James Baker).

2- Sekretrja Medllin Ollbrait (Madeleine Albright).

3- Sekretari Kalin Pauell (Collin Powell).

4- Sekretarja Hillëri Klinton (Hillary Clinton).

5- Sekretari Xhan Keri (John Kerry).

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page