SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT BLINKEN NISI VIZITËN E TIJ TË PARË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË | AXHENDA E PLOTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 15, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Sekretari amerikan i shtetit, Entëni (Antony) Blinken mbërriti në Shqipëri, me qëllim kryerjen e një vizite zyrtare.
Sekretari Blinken shoqërohet nga ish-ambasadorja e ShBA Juri (Yuri) Kim.
Në aeroportin “Nënë Tereza” ai u prit nga:
1- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
2- Ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati.
3- I ngarkuari me Punë i ShBa Deivid Uiznër (David Wisner).
Vizita e sekretarit Blinken pritet të zgjasë disa orë.
Ajo është pjesë e një udhëtimi që pikënisjen e ka nga Repubika e Shqipërisë, dhe përfundon në Repubilikë Federale të Gjermanisë.
AXHENDA E SEKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT ENTËNI XHEI (ANTONY J.) BLINKEN.
1- Ora 13:35. Sekretari Blinken do të zhvillojë një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.
2- Ora 14:15. Sekretari Blinken do të takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.
3- Ora 15:05. Sekretari Blinken do të takohet me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.
4- Ora 3:35. Sekretari Blinken do të mbajë një ligjëratë në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë.
5- Ora 16:15. Sekretari Blinken do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë.
6- Ora 17:55. Sekretari Blinken do të marri pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë.
Kjo ngjarje do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen kryesore të Departamentit amerikan të Shtetit, dhe në kanalin e tij në YouTube.
7- Ora 18:10. Sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments