top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RINGJALLJE E LEHTË E COVID NË FRANCË GJATË KONCERTIT TË TEILLËR SUIFTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 20, 2024
  • 2 min read
ree

Paris, Francë | Ylli amerikan i muzikës pop Teillër Suift (Taylor Swift) bëri 180000 fansa të këndojnë dhe kërcejnë gjatë 4 shfaqjeve të saj në Paris rreth dhjetë ditë më parë.

 

Dhe sipas dëshmive të ndryshme që grumbullohen në ueb dhe raportohen nga mediat, mes “swiftisave” është krijuar një grupim i cili ka shkaktuar një ringjallje të lehtë të Covid-it.

 

Këngëtarja do të kishte lënë pas një gjurmë njerëzish të kontaminuar midis të premtes 10 maj dhe të dielës 12 në Défense Arena.

 

Disa video që qarkullojnë në Tiktok përhapin mesazhin: “Nëse keni qenë në koncertin e Taylor Swift, merrni një shtupë.

 

:Disa gazeta flasin për grupime. Ne e kemi ditur që në fillim se këto ngjarje të mëdha si koncertet rrisin transmetimin e virusit:, tha Serge Smadja, një nga drejtuesit e SOS Médicins, në entin mediatik Bfm TV.

 

Asgjë e provuar apo e demonstrueshme, megjithatë, sigurojnë ekspertët, duke qenë se qarkullimi i virusit tashmë është i lirë, ai nuk zbulohet si në kohët e pandemisë, përveçse duke vëzhguar numrin tashmë shumë të ulët të atyre që i nënshtrohen një testi tampon në farmaci ose nga mjeku ose ai i atyre që përfundojnë në spital.

 

Megjithatë, një rritje e lehtë e rasteve duket se është vërejtur në numrin e mbi 75-vjeçarëve që kanë përfunduar në urgjencë.

 

Për SOS Médicins, kthesat kanë filluar të rriten, megjithëse mbeten në nivele jashtëzakonisht të ulëta.

 

Gjithashtu në Bfm TV, një fanse amerikane që erdhi në Paris për koncerte dhe u kthye me Covid tha: “Isha shumë e befasuar me kthimin tim që isha e kontaminuar, por nuk kisha qenë në Francë për 15 vjet dhe ia vlente. Rreziku ia vlen edhe të marrësh Covid...”.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page