QEVERIA SHPALLI LISTËN E ZEZË TË PRODUKTEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 9, 2024
- 5 min read
Tiranë, Shqipëri | Qeveria shpalli listën e zezë të produkteve. Ky akt u ndërmuar me qëllim ndalimin e parandalimin e dhunës.
Në listën e mallrave që kanë për qëllim trajtimin çnjerëzor, mizor a poshtërues, ose që kanë qëllim torturën dhe ekzekutimin e qenieve njerëzore, së pari janë trekëmbëshi, gijotina, tehet për gijotinat, karriget elektrike, struktura hermetike, të bëra për shembull prej çeliku dhe xhami, të ndërtuara për vrasjen e qenieve njerëzore me anë të përdorimit të një gazi ose substance vdekjeprurëse, sistemet automatike për injektimin e ilaçit të përgatitura për vrasjen e qenieve njerëzore me anë të përdorimit të një substance kimike vdekjeprurëse, etj.
Të ndaluara për përdorim dhe qarkullim janë edhe mallrat që janë të përshtatshme që të përdoren nga autoritetet ligjzbatuese për të kufizuar qeniet njerëzore, si më poshtë:
1- Pajisjet elektroshok të cilat synohen që të mbahen në trup nga një person i kufizuar, të tillë si: rripat, mëngët dhe prangat, të ndërtuara për kufizimin e qenieve njerëzore nën përdorimin e shokëve elektrikë.
2- Prangat për gishtat e mëdhenj të duarve, prangat për gishtat e duarve, morsat për gishtat e mëdhenj, dhe morsat për gishtat.
3- Pranga për kyçet e këmbëve, kufizues të rëndë për këmbët, dhe kufizues për disa persona, duke përfshirë si prangat për këmbët edhe kufizuesit për këmbët.
4- Prangat për kyçet e këmbëve janë hallka ose unaza për kyçet e këmbëve, të lidhura me një mekanizëm i cili mbyllet me kyç, të lidhura me një shufër të fortë, e cila përbëhet nga metali. Ky artikull përfshin prangat e këmbëve ose kufizuesit e rëndë të këmbëve, të cilët lidhen me prangat normale të duarve me anë të një zinxhiri.
5- Pranga për kufizimin e qenieve njerëzore, të dizenjuara për t’u pozicionuar në një mur, dysheme ose tavan.
6- Karrige kufizuese: karrige me unaza ose pajisje të tjera kufizuese për të kufizuar qeniet njerëzore.
7- Tabela dhe shtretër me unaza kufizuese ose me pajisje të tjera për të kufizuar një qenie njerëzore.
8- Shtretërit kafaz, të përbërë nga një kafaz (katër anë dhe një tavan), ose struktura të ngjashme ku kufizohet një qenie njerëzore brenda krevatit, tavanit ose njërës ose më shumë anëve, të cilat kanë shufra metalike ose të llojeve të tjera dhe të cilat mund të hapen vetëm nga jashtë.
9- Shtretër me rrjetë që kanë një kafaz (katër anë dhe një tavan), ose një strukturë të ngjashme ku kufizohet një qenie njerëzore brenda krevatit, tavanit ose njërës ose më shumë anëve, të cilat kanë rrjetë dhe të cilat mund të hapen vetëm nga jashtë.
10- Pajisje portative, të cilat nuk janë të përshtatshme për përdorim nga autoritetet ligjzbatuese për qëllimin e kontrollit të revoltave ose vetëmbrojtje, si më poshtë:
a- Shkopinjtë prej metali ose material tjetër të cilët kanë një bosht me maja metalike.
b- Mburojë me maja metalike.
c- Kamxhikët, kamxhikë me disa fshikuj ose rripa, si për shembull kamxhikët tufë ose me shumë fije.
ç- Frushkuj me një ose më shumë fije me tela me gjemba, rripa, maja, objekte me tela ose të tjerë të ngjashëm të cilët kanë ndikimin e fshikullit ose rripit.
11- Ndalohen mallrat e dizenjuara për të kufizuar qeniet njerëzore, si më poshtë.:
a- Unazat dhe zinxhirët për grupe njerëzish të përbërë nga dy njësi kufizuese ose unaza me një mekanizëm mbyllës, me një zinxhir ose shufër lidhëse.
b- Pranga ose unazat me një mekanizëm mbyllës, me një perimetër të brendshëm që i kalon 165 mm, kur nyja hyn në pikën e fundit që hyn në mekanizmin e mbylljes.
c- Për qartësim: Prangat e zakonshme të duarve janë të gjitha prangat të cilat përmbushin kushtet si më poshtë: - Dimensioni i tyre i përgjithshëm duke përfshirë zinxhirin, nga ana e jashtme e një prange te tjetra është midis 150 dhe 280 mm, kur mbyllen të dyja prangat; - Perimetri i brendshëm i secilës prangë është maksimumi 165 mm, kur nyja kapet në pikën e fundit e cila hyn në mekanizmin e mbylljes; - Perimetri i brendshëm i secilës prangë është 200 mm, kur nyja hyn kapet në pikën e parë, e cila hyn në mekanizmin e mbylljes;
Prangat nuk janë modifikuar për të shkaktuar dhimbje ose vuajtje fizike. ç- Kapuçat frenues për të pështyrë: kapuçi ku përfshihen kapuçat e bërë nga rrjeta, me një mbulesë për gojën, e cila ndalon personin të pështyjë.
12- Së pesti, ndalohen të përdoren në Shqipëri, armë dhe pajisje të dizenjuara për kontrollin e trazirave ose për vetëmbrojtje, si më poshtë:
a- Armë portative me shkarkim elektrik, të cilat targetojnë vetëm një person për çdo rast ku lëshohet një shok elektrik, duke përfshirë, por pa u kufizuar shkopinjtë e shokut elektrik, mburojat me shok elektrik, armë trullosëse dhe armët me shigjeta me shok elektrik;
b- Sete që përmbajnë elemente esenciale për bashkimin e armëve portative me shkarkim elektrik të kontrolluara nga artikulli.
c- Armët fikse ose të montueshme me shkarkim elektrik të cilat mbulojnë një zonë të gjerë dhe mund të shënjestrojnë disa individë me shok elektrikë.
13- Aarmë dhe pajisje që përhapin substanca neutralizuese ose irrituese për kontrollin e trazirave ose për vetëmbrojtje dhe substanca të tjera të lidhura me to, si më poshtë:
a- Armë dhe pajisje portative, të cilat ose administrojnë një dozë me substanca kimike neutralizuese ose irrituese të cilat tragetojnë një individ, ose përhapin një dozë të një substancë e cila mbulon një zonë të vogël, për shembull në formë e mjegullës ose resë sprucuese, kur substanca kimike administrohet ose përhapet.
b- Përzierjet që përmbajnë të paktën 0,3 % në peshë PAVA ose një tretës (si etanol, 1-propanol ose heksan), të cilat mund të administrohen si agjentë neutralizues ose irritues, veçanërisht në aerosolë dhe në lëngje, ose mund të përdoren për prodhimin e agjentëve neutralizues ose irritues.
c- Pajisje fikse për përhapjen e substancave kimike neutralizuese ose irrituese, të cilat mund të vendosen në mur ose tavan brenda një ndërtese, ku përfshihet një njësi me agjendë kimikë irritues ose neutralizues dhe aktivizohet duke përdorur një sistem me telekomandë.
ç- Pajisje fikse ose të montueshme për përhapjen e agjentëve neutralizues ose irritues, e cila mbulon një zonë të gjerë dhe nuk është dizenjuar për t’u vendosur në një mur ose në një tavan brenda ndërtesës.
14- Qeveria ka ndaluar futjen dhe përdorimin e mallrave që mund të përdoren për ekzekutimin e qenieve njerëzore me anë të një injeksioni vdekjeprurës, si agjentët anestetikë barbituratë që veprojnë për një kohë të shkurtër dhe mesatare.
Nisma e qeverisë vjen në përafrim të legjislacionit shqiptar me atë evropian. Legjislacioni i BE, ligjërisht ndalon torturën, por de facto ajo është prezente në shumë vende.
Raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, sugjerojnë se mase 100 vende të botës praktikojnë torturën.
Aktualisht më të njohurat për këtë vepër janë Izraeli, Rusia, Egjipti dhe Turqia.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments