QEVERIA MIRATON AMNISTINË PENALE | PRITET TË PËRFITOJNË 600 PERSONA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 6, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Qeveria ka miratuar projektin për amnistinë penale. Tashmë pritet votimi dhe miratimi i saj në Kuvendin e Republikës. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një komunikim për mediat, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, tha se kategoritë që përfitojnë më shumë nga amnistia janë gratë e dënuara, dhe të miturit. Ai shtoi se nëse projekt propozimi votohet në Kuvend, do të përfitojnë rreth 600 persona të dënuar, që do t’i kalojnë festat pranë familjarëve.
“Nga kjo amnisti, nëse do të marrë votën e deputetëve në Kuvend përfitojnë rreth 600 persona të dënuar që t’i kalojnë festat pranë familjarëve. Projektligji për dhënie amnisti është në Kuvend”, tha ministri Manja.
Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments