PËR TË PËRVETËSUAR SA MË MIRË ROLIN AKTORI RIÇËRD GIËR (RICHARD GERE) U MASKUA SI ENDACAK: PËRJETOI PËRBUZJEN E NJERËZVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 29, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Aktori Riçërd Giër (Richard Gere) u maskua si endacak dhe përjetoi përbuzjen e njerëzve.
Profesionalizmi i aktorit Giër (Gere) i dha atij një mësim të ashpër jete, pasi ndjente indiferencë dhe madje përbuzje nga njerëzit.
Gjithçka filloi kur ylli i Hollivudit vendosi të shëtiste rrugëve të Jorkut të Ri i maskuar si një i pastrehë.
Një sfidë me të cilën vendosi të përballet për t'u përgatitur për personazhin e tij në filmin “Top Out Of Mind”.
Sipas artistit, njerëzit ecnin pranë meje dhe më shikonin me përbuzje.
Edhe pse iu desh të duronte shikimet e liga për disa orë, vetëm një grua i erdhi keq dhe i ofroi pak ushqim.
“Ishte një eksperiencë e paharrueshme. Ne shpesh harrojmë se sa me fat dhe të bekuar jemi. Nuk duhet të marrim gjithçka si të mirëqenë. Dhe nëse mund të ndihmojmë dikë, le ta bëjmë atë.”
Prandaj, kur mbarova eksperimentin, shkova nëpër qytet dhe dhashë ushqime dhe 100 dollarë për çdo të pastrehë që takoja.
Ata qanë dhe më falënderuan shumë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































