top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“PËR HEQJEN E MJETEVE MOTORIKE; TË RIMORKIOVE; TË PJESËVE TË TYRE TË KËMBIMIT TË DALA JASHTË PËRDORIMIT QË NDODHEN PRANË RRUGËVE KOMBËTARE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 16, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Brendshëm, i Republikës së Shqipërisë Taulant Balla vendosi të ngarkojë me detyrë institucionet në varësinë e ministrisë së Brendshme, që të investojnë institucionalisht një akt normativ të para 13 viteve.

Akti normativ lidhet me mbrojtjen e territorit.

Në vitin 2011, në kushtet kur thuajse në krah të akseve rrugore kombëtare kishin mbirë varreza makinash, qeveria “Berisha” hartoi një akt normativ, për heqjen e mjeteve motorike, dhe shumë sendeve të tjera.

Ndonëse aktet normative nxirren me qëllim veprimi të menjëhershëm, dhe në kushte të jashtëzakonshme, efektet e atij akti normativ ishin pak më shumë se “zero”, për shkak të mos zbatimit të tij nga ana e institucioneve, që kishin detyrim zbatimin e tij.

Nisur nga fakti se Shqipëria këtë vit pritet të ketë një fluks të madh turistik, ministri i Brendshëm Balla, ka vendosur ta investojë atë akt normativ, i cili, titullohet “Për heqjen e mjeteve motorike, të rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, që ndodhen pranë rrugëve kombëtare.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page