PUKË: BANORËT E FSHATRAVE KALIVARES + MESUL + KIMZËS PROTESTOJNË KUNDËR NDËRTIMIT TË HEC-eve.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 25, 2024
- 1 min read
Pukë, Shqipëri | Sot, banorët e fshatrave Kalivares, Mesul dhe Kimzës kanë protestuar verbalish kundër lejeve të dhëna për ndërtimin e katër HEC-eve në zonën e Kalivares, në Pukë.
Ata mbanin parrulla ku shkruhej:
1- “Hiqni Dorë nga HEC-i se do të ketë pasoja materiale dhe njerëzore.”
Ata denoncojnë se investimet në hidrocentrale dëmtojnë në mënyrë të parikuperushme burimet ujore dhe ekosistemin e kësaj zone me potencial turistik.
Ata akuzojnë se janë kryer akte proceduriale administrative të fallsifikuara dhe kanë premtuar se do të kryejnë kallësim penale në prokurorinë vendore për personat përgjegjës.
Ata kanë përgatitur edhe një peticion, i cili, do ju dërgohet institucioneve qendrore, ku kërkohet anulimi i lejeve për ndërtimin e HEC-ve, dhe njëkohësisht, si masë tjetër proceduriale do të ndërmarrin atë të dërgimit të çështjes në gjykatë.
Lejet për ndërtimin e HEC-eve në Kalivare të Pukës janë dhënë gjatë muajve të fundit.
Projekti do të zbatohet nga kompania Be-is SHPK, por puna në terren nuk ka nisur ende.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments